Një numër i konsiderueshëm efektivësh policie është mbledhur rreth godinës së Kryeministrisë, teksa protestuesit e PD janë vendosur në shesh.

Në sheshin para Kryeministrisë, janë vendosur dhe 2 makina autobote me ujë që policia i ka përdorur në protestat e shkuara ndaj protestuesve.

Po ashtu si masë sigurie janë vendosur edhe kangjella hekuri, ashtu si edhe në protestën e fundit.

Kujtojmë se në protestat e fundit ka pasur tensione të shtuara mes efektivëve dhe protestuesve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb