TURQI – Në Turqi mbahet sot samiti G20-ës nën masa të larta sigurie, ku marrin pjesë liderët botërorë, për të diskutuar rreth ekstremizmit të dhunshëm, mundësitë e zgjidhjes së konflikt në Siri dhe çështjet ekonomike në botë.
Presidenti turk, Taip Erdogan ka kërkuar që në qendër të bisedimeve të jetë lufta kundër terrorizmit, duke marrë shkas edhe nga sulmet e njëpasnjëshme në Paris.
“Ndodhemi në një moment kur fjalët nuk kanë më vend në luftën kundër terrorizmit. Jemi në një fazë, kur kjo luftë duhet të vihet në qendër të vëmendjes”, – është shprehur Erdogan para samitit.
Në samit merr pjesë edhe presidenti i SHBA-së Barak Obama, i cili e ka quajtur tragjedinë e fundit në Paris si përpjekje mizore për të terrorizuar qytetarët. Sakaq, presidenti francez ka anuluar pjesëmarrjen në samit për shkak të tragjedisë dhe ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme kombëtare.
(er.nu/news24/BalkanWeb)
