Kreu i Grupit të PS Taulant Balla në një komunikim për mediat foli edhe për aferën e inceneratorëve dhe kërkesën e SPAK për të arrestuar deputetin Alqi Bllako.

Ai u shpreh se PS nuk është bërë dhe nuk do të bëhet asnjëherë mburojë dhe se nuk do të pengojë në asnjë mënyrë procesin.

“Një gjë duhet të jetë e qartë , së pari brenda PS , PS ka vendosur një vijë të kuqe me këdo sapo ndaj një përfaqësues PS drejtësia kërkon ose vendos një masë sigurie apo sjell në Kuvend një kërkesë për hetime, vija e kuqe është që PS nuk është mburojë për askënd. Kjo do jetë për këdo dhe ne do mbajmë po këtë qëndrim”, tha Balla.

Keni pasur komunikim me Bllakon dhe a mendoni se duhet të japë dorëheqjen?

Balla: PS nuk do jetë zyrë avokatore për askënd që vendoset në përballje me drejtësinë. kryetarja e Kuvendit ka vendosur thirrjen  dhe nesër mblidhet Këshilli për Mandatet dhe është vënë në dijeni edhe Alqi Bllako dhe procedura do vijojë pa asnjë vonesë. Drejtësia duhet të bëjë detyrën pa pengesë. Do kërkoja që të keni durim deri sa Kuvendi të vijojë procedurën.

Keni komunikuar me Bllakon?

Balla: Në cilësinë e kryetarit ë grupit parlamentar, kam komunikuar , por edhe me kryetaren e Kuvendit.

PD ka kërkuar të mos pengoni procesin?

Balla: Do ju ftoja të shihni se çfarë standardi ka pasur PS në këto raste. Nuk ka asnjë vonesë gjithçka do të ecë në bazë të procedurave. Nuk ka asnjë pengesë për të çuar përpara një arritja që Shqipëria tashmë e ka, Reforma në Drejtësi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb