Deputeti i Partisë Demokratike Sajmir Korreshi ka analizuar çështjen e Belinda Ballukut, duke u shprehur se Gjykata Kushtetuese duhet të ngrihet në lartësinë e detyrës.

Gjatë intervistës, Korreshi theksoi se nuk është e normale që një ‘hajdut të qëndrojë qetësisht në detyrë’.

Gjithashtu theksoi se këtë çështje e sheh si “çështjen më të nxehtë për Gjykatën Kushtetuese.

“Ne presim të ketë vendim që të kundërshtojë atë që kryeministri ka kërkuar. Me gjithë provat që janë vënë në dispozicion, gjithë uji rreh jo vetëm mbi Ballukut edhe kryeministrin Rama. Pra besoj që ka marrë gjithë kohën që ti hapet rrugë alibisë së tij. Kjo që po gjykohet sot nuk ka lidhje me atë që është vendosur në Këshillin e Mandatit. Kushtetuta është mbi të gjitha. Po të shohim nenin 422 që i referohet pezullimit thotë te të zgjedhurit…Pra nuk kemi të bëjmë me pezullim si deputete të zonjë Balluku, por ajo është emëruar nga kryeministri. Pra nuk k asnjë konflikt interesi në gjykimin tim. Por për mua SPAK këtu duhet të ndërhynte sepse ka interes shumë të madh publik dhe duhet të kishte kërkuar tërheqjen  e kësaj gjësë që t’i hapej rruga…SPAK vetëm për dy çështje ka kërkuar pezullim…Momentin që nga GJK ka marrë për të shqyrtuar kërkesën e dërguar nga kryeministri dhe në këtë rast janë zbuluar elementë të tjerë më agravante, janë intimiduar dëshmitarë, përpos janë edhe procedime të tjera…Balluku ka tentuar të prishë prova dhe SPAK këtë e tha. Gjykata Kushtetuese ka mbi një muaj që po e shqyrton këtë kërkesë dhe një nga ngërçet kushtetues që duhet zgjidhur dhe Gjykata Kushtetuese është përballë faktit që janë duke u intimiduar dëshmitarë dhe prishur prova. “Patatja më e nxehtë që ka në dorë sepse flasim për një zv.kryeministri që është në detyrë dhe kjo Gjykata Kushtetuese duhet të ngrihet në lartësinë për të cilën është zgjedhur, pra për të marrë vendim dhe jo për shtyrje. Provat janë aty, pesha e provave që kam parë është shumë e rëndë”, tha ai.

Gjithashtu shtoi se SPAK ka vërtetuar që procesi ndaj Ballukut nuk është politike. Me tej u shpreh se ditën që do arrijë situatë t’i bëjnë sfidë drejtësisë reagimi duhet të jetë i pandalshëm, sepse nëse Ballukut nuk i hiqet imuniteti atëherë Rama sipas tij i bën sfidë të hapur drejtësisë

“Opozita duhet të ketë bllokim në parlament, apo grevë urie brenda në sallë parlamenti, ku tjetër…Un kam propozuar që të ketë grevë. Çfarë i pengon këta që të vjedhin nëse vazhdojnë kartonët? Pra si kjo çfarë i pengon edhe të tjerët të bëjnë si kjo”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb