Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar akset alternative që mund të përdoren nga autoveturat dhe mjetet e tonazhit të rëndë, pas bllokimit të aksit nacional Librazhd–Prrenjas, në vendin e quajtur “Arrat e Gurrës”.
Sipas njoftimit zyrtar, për shkak të situatës së rënduar të trafikut, ARRSH u sugjeron drejtuesve të mjeteve të përdorin rrugë alternative për të shmangur segmentin e bllokuar.
Për autoveturat, rekomandohen këto akse:
Maliq – Lozhan – Strelc – Gramsh – Elbasan
Qafë Thanë – Pogradec – Korçë – Leskovik – Përmet – Tepelenë
Për mjetet e tonazhit të rëndë, sugjerohet itinerari:
Pika doganore Qafë Thanë – Maqedoni – Pika doganore e Bllatës – Rruga e Arbërit
Autoriteti Rrugor Shqiptar kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe banorëve të zonës, duke apeluar për respektimin e sinjalistikës rrugore dhe ndjekjen me kujdes të udhëzimeve të Policisë Rrugore.
ARRSH falënderon qytetarët për bashkëpunimin.
