Avokati Erjon Kanxheri e ka cilësuar arbitrare dhe të paligjshme nga ana juridike bllokimin e hyrjes së godinës së News24 nga policia e shtetit gjatë mëngjesit të sotëm.

Kanxheri tha se nëse shoqëria ‘Kayo’ do të kishte një vendim gjyqësor për lirimin e godinës do të kishte një njoftim paraprak nga përmbaruesi dhe më pas lirimin e ambienteve e bën përmbaruesi.

“Në këtë rast nuk ka asnjë vendim gjyqësor dhe asnjë përmbarues. Forcat policore mund të veprojnë vetëm në mbështetje të përmbaruesit dhe jo duke kryer rrethime të dhunshme, arbitrare dhe tërësisht të paligjshme në orët e natës.

Këto veprime jane të paligjshme dhe të dënueshme. Ndaj çdo veprimi do të ndjekim procedurat ligjore. Në këtë rast të gjitha procedurat po kryhen ditë të shtunë që është pushim, duke filluar procedurat policore në orët e natës dhe duke shfrytezuar faktin që gjykatat janë të mbyllura”, u shpreh avokati Erjon Kanxheri.

Erjon Kanxheri: Shoqëria Kayo sh.a., nuk ka asnjë vendim gjyqësor për veprimet që është duke kryer.

Këto veprime janë të paligjshme, arbitrare dhe përbëjnë vepër penale.

Nëse shoqëria ‘Kayo’ do të kishte një vendim gjyqësor për lirimin e godinës do të kishte një njoftim paraprak nga përmbaruesi dhe më pas lirimin e ambienteve e bën përmbaruesi.

Në këtë rast nuk ka asnjë vendim gjyqësor dhe asnjë përmbarues. Forcat policore mund të veprojnë vetëm në mbështetje të përmbaruesit dhe jo duke kryer rrethime të dhunshme , arbitrare dhe tërësisht të paligjshme në orët e natës.

Këto veprime janë të paligjshme dhe të dënueshme. Ndaj çdo veprimi do të ndjekim procedurat ligjore. Në këtë rast të gjitha procedurat po kryhen ditë të shtunë që është pushim, duke filluar procedurat policore në orët e natës dhe duke shfrytezuar faktin që gjykatat janë të mbyllura.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: