Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë me gazetarët deklaroi se mbrojtja që kryeministri Edi Rama po i bën Belinda Ballukut dhe Mirlinda Karçanajt, janë motive që duhet t’i shtyjnë shqiptarët që të ngrihen në protestë.

Ai tha se të premten do të mbahet një tryezë më faktorin politik shqiptar, për të diskutuar mbi këto veprime, që sipas tij duhet të çojnë në rrëzimin e Ramës, si atë të Maduros.

“Shqiptarët e pamë arrestimin e Maduros. Ata presin që të shohin dhe këtë fund për diktatorin e Shqipërisë dhe presin që t’iu jepet dhe atij fund. PD është e vendosur që të vazhdojë demonstratat de protestat që të çlirojë vendin nga ky narko-dikatoror. Opozita do të ketë protesta, dhe më të fuqishme. Opozita thërret ditën e premte tryezën e të gjitha faktorëve politikë influente në shoqërinë shqiptare për të krijuar një bashkëpunim kundër narko-regjimit të Ramës, për të ndërmarrë lëvizjet, demonstratat dhe revoltat e domosdoshme për të larguar atë një minutë e më parë. Bllokimi nga Edi Rama i procedurës për heqjen e imunitetin të Ballukut, marrjen në mbrojtje të Karçanajt, janë thirrje për shqiptarët që të ngrihen në revoltë. T’u jepet ai fund i turpshëm që pati narko-diktatori i Venezuelës.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb