Ish-Presidenti i Republikës Bamir Topi i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24 ka folur rreth aksionit opozitar dhe bllokimit të komisioneve hetimore.

Topi u shpreh se asnjëherë nuk ka ndodhur në parlament që të bllokohet puna e një komisioni hetimor.

Ai krahasoi diktaturën me situatën sot duke thënë se gjatë periudhës komuniste ka qenë një “diktaturë bardhë e zi”, ndërsa sot jemi duke përjetuar diktaturën me ngjyra, ku “të jepet imazhi sikur ka pluralizëm, por nëse bën bilancin përfundimtar e ka kontrollin një njeri”.

“Nëse ka një hapësirë ku një element opozitar që nuk është dakord me mazhorancës, është pikërisht parlamenti. Nuk ka mbetur në stadin fakultativ, komisionet janë të përcaktuara qartë që hyjnë në mënyrë automatike në bazë të kërkesës së 35 deputetëve, pavarësisht nga cila palë janë.

Asnjëherë nuk është bllokuar puna e një komisioni hetimor. Kur konstituohet komisoini merren në konsideratë elementet e tjera. Kur opozita e kërkon ti mund të mbash kryetarin e komisionit dhe mazhoranca mban nënkryetarin. Në fund të gjitha raportet dalin me dy variante dhe nuk ka asnjë vlerë tjetër. Mund t’iu them që kam parë interpretime, në qofshin prej injorantësh do justifikohej, por nëse bëhet qëllimshëm, atëherë është një faj i madh.

Unë e kam jetuar komunizmin për një periudhë të gjatë. Ka qenë një diktaturë bardhë e zi. Ne sot jemi duke përjetuar diktaturën me ngjyra. të jepet imazhi sikur ka pluralizëm, por nëse bën bilancin përfundimtar e ka kontrollin një njeri. Dikush thotë jemi në prag të diktaturës, unë duke bërë analizën time gjithcka e ka në dorë jo një parti, por një njeri. Ky është ekstremi i një diktature që vijon rrugën e vetë”, tha ai mes të tjerash.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: