Para ambienteve të Ministrisë së Brendshme qytetarët kanë organizuar një protestë, për bllokimin e monopatinave.
Teksa kanë vendosur disa monopatina përpara ambienteve, gjithashtu janë shfaqur edhe me disa pankarta në duar ndërsa ironizojnë bllokimin e tyre.
Zonja ministre ka futur duart në xhepin tim”, “Na thanë do nxjerrim rregulla, por mashtruan. Ku i keni rregullat? I sekuestruar i hoqën më justifikimin se bënin aksidente”, tha një protestues duke nënvizuar se ishin zgjidhje në një vend si Tirana që përballet me probleme të trafikut.
