Analisti Ermal Hasimja në një intervistë në “News24”, foli për çështjen e bllokimit të “Birra Korça”.
Gjatë intervistës, ai u shpreh se ndaj biznesit gjithmonë është treguar një politikë joinkurajuese, ndërsa shtoi se bizneset nuk mbështeten dhe sipërmarrësit goditen
Gjithashtu e cilësoi një mentalitet të vjetër dhe një njollë të errët pë Shqipërinë sulmin e Tatimeve ndaj “Birra Korça”, përmes bllokimit të llogarive bankare ndaj shoqërisë më të vjetër të birrës në Shqipëri dhe një prej një nga tatimpagueset më të rregullta, e cila kontribuon me mbi 50 për qind të të ardhurave të Doganës së Korçës.
“Ka një sjellje të administratë ndaj biznesit që nuk është inkurajuese. Shihet edhe te statistikat edhe në sondazhet e brendshme. Është diçka që na vjen nga një mentalitet i vjetër biznesi shihet si një lopë për t’u mjelë dhe cilido që është sipërmarrës, duhet goditur, duhet sulmuar çdo gjë tjetër përveç inkurajimit. Unë mendoj që administrata edhe qeveria duhet të kuptonte që gjithë rrogat në fund të fundit paguhen nga bizneset. Ka një mungesë ndjeshmërie, është një problem që ekziston në Shqipëri. Ka një mentalitet në Shqipëri që bizneset janë pothuasje kundërshtar dhe përballen çdo ditë me këtë mendësie. Por duhet kuptuar që pas një biznesi qëndrojnë sakrifica të mëdha dhe gjithë ato të ardhura, që mundëson financimin e shkollave, të spitaleve, rrugëve…Është e qartë që në të shkuarën ka pasur përpjekje për të goditur biznese apo edhe media, përfshirë edhe televizionin tuaj më herët. Janë dukur të pakëndshme dhe lënë një njollë të errët Shqipërisë, dhe për në Bashkimin Evropian ku duam të integrohemi”, tha mes të tjerash ai.
