Kompania ANK sh.p.k e cila po ndërton një lot të segmentit rrugor, pjesë e Korridorit Tetë, shkaktoi sot shembjen masive në fshatin Dragostunjë, duke ndërprerë qarkullimin drejt Juglindjes dhe anasjelltas.

E njëjta firmë po punon aktualisht për largimin e pjesës së rrezikshme në zonën e njohur si Kthesat e Dragostunjës, në aksin kombëtar Librazhd–Prrenjas, pas situatës së krijuar nga rrëshqitja e gurëve që solli bllokimin e qarkullimit.

Ndërhyrja e fadromave të ANK kanë nisur hedhjen në rrugë të masivëve të gurëve e dherave, ndërsa aksi drejt juglindjes mbetet i bllokuar për shkak të shembjes së sotme.

Si pasojë e punimeve, qarkullimi në këtë aks vijon të jetë i kufizuar, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve në terren, deri në normalizimin e plotë të situatës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb