Në vijim të Operacionit “Roja e Gjelbër”, për parandalimin dhe goditjen e prerjes së paligjshme të pyjeve, efektivat e Komisariatit të Policisë Dibër, në vendin e quajtur “SMT, Rruga e Tominit”, Peshkopi mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative kanë ndaluar dhe bllokuar tre automjete që transportonin lëndë drusore.

Konkretisht janë ndaluar:
Një kamionçinë tip “Benz” me targa AA 958 MU, që drejtohej nga shtetasi B. D., e cila ishte e ngarkuar me lëndë drusore rreth 3 metër kub (m3) e llojit “Ah”;
Një automjet tip “IFA” me targe AA 271 AB, që drejtohej nga shtetasi H.T., e cila ishte e ngarkuar me lëndë drusore rreth 5 metër kub e llojit “Ah”;
Një kamionçinë tip “Benz” me targe DR 1724 F, që drejtohej nga shtetasi I.L., e cila ishte e ngarkuar me lënde drusore rreth 2 metër kub e llojit “Ah”.

Të tre automjetet së bashku me drejtuesit e tyre janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Dibër, ku nga veprimet e para hetimore rezultoi se këta shtetas e kishin prerë lëndën drusore në mënyrë të paligjshme me qëllim për ta shitur.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore dhe të 3 drejtuesit u proceduan penalisht dhe do ndiqen në gjendje të lirë nga ana e Prokurorisë për veprën penale “Prerje e paligjshme e pyjeve”, ndërsa lënda drusore dhe automjetet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: