Gazetari Enver Doçi, ka raportuar për “BalkanWeb”, situatën me motin në Qarkun e Dibrës. Sipas tij, në njësitë e thella si Lurë dhe Kala e Dodës, dëbora arrin deri në 70 cm.

Gjithashtu, ka pasur probleme me energjinë elektrike, si në këto fshatra, por edhe në disa fshatra të Gollobordës. Sa i përket Rrugës së Arbrit, sipas gazetarit ajo është e aksesueshme, por në disa segmente kërkohet lëvizja realizohet vetëm me goma dimërore si dhe zinxhirë.

“Që natën e brendshme në Qarkun e Dibrës kanë pushuar reshjet e dëborës. Ka pasur probleme në disa njësi të thella, si Lurë e Kala të Dodës, atje arrin dëbora deri në 70 cm. Ka pasur probleme edhe me mungesë energjie elektrike. Pavarësisht se OSHEE është në terren është e pamundur rikthimi i energjisë. Në Bulqizë disa fshatra në Gollobordë, janë izoluar, bashkia ka nisur disa borëpastruese. Mungon energjia elektrike edhe në Gollobordë. Temperaturat janë nga -5 deri në -8 gradë.

Sa i përket rrugës nacionale nga Peshkopia në Tiranë lëvizet pa probleme, por vetëm në disa segmente duhet të jenë të pajisur me goma dimërore ose me zinxhirë. Sa i përket Rrugës së Arbrit ka probleme në Qafë Murrizë. Policia i bën apel drejtuesve që të lëvizin me zinxhirë dhe me goma dimërore”, tha gazetari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: