Zbardhen të tjera detaje nga aksioni i antidrogës në Vlorë. Një furgon është ndalur nga policia e Vlorës pas informacioneve se në të kishte lëndë narkotike. Blutë e Vlorës kanë ushtruar kontrolle në të duke zbuluar një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis sativa.

Mësohet se kanabisi është i ndarë në rrethe 30 pako të stampuara, me peshe rreth 400 kg.

Burime për gazetarin Enrik Mehmeti konfirmojnë deri tani se droga e ndarë në qese, e presuar, ishte bërë gati për trafikim ose shitje. Deri tani nuk ka konfirmim për sasinë vetëm se mësohet se është e konsiderueshme.

Nga ana tjetër ka edhe persona të arrestuar si dhe të shoqëruar në polici për ngjarjen. Policia ende nuk ka dhënë asgjë zyrtare, pritet në orët në vijim.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: