Bllokohet në det të hapur një anije peshkimi me mbi 30 mijë litra karburant kontrabandë. Paraprakisht deklarohet se Anija “Leone” që i përket dy vëllezërve nga Kavaja është konstatuar në ujërat ndërkombëtare nga Guardia di Finanza e cila ka njoftuar autoritetet shqiptare.

Lajmi u bë i ditur nga gazetarja Klodjana Haxhiaj për BalkanWeb.

Gjatë natës së kaluar policia kufitare është vënë në lëvizje duke e sjellë në port peshkarexhën, ndërsa po vijon vlerësimi i sasisë së karburantit që dyshohej se do të hidhej në treg kontrabandë, pas blerjes në Liban.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb