TIRANË- Që prej mbrëmjes së djeshme, kush ka dashur të regjistrojë votën e tij në favor të një nga kandidatëve e ka patur të pamundur kryerjen e procedurës për një aplikim të tillë.

Në garën për kreun e FRESSH Voice janë 285 kandidatë, ndërkohë që për ta mund të votohet pasi klikon fresshoice.al dhe më pas lidhesh me llogarinë personale në facebook.

Të kontaktuar nga News24 e Balkanweb stafi organizator i FRESSH Voice pranoi që dje ka patur një problem të tille në portalin e votimit, por sot çdo gjë është zgjidhur. Ndërkohë ne u përpoqëm të hynim dhe të kryenim procedurën e votimit në këtë portal sërish sot, por ka qenë e pamundur.

Megjithëse Balkanweb lejoi edhe njohjen e faqes me të dhënat e facebook-ut sërish votimi ishte i pamundur. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për ndryshim procedure dhe votuesit duhet të kenë një username dhe një pasword të caktuar apo ndonjë hakerim të mundshëm të faqes.

Stafi i organizimit të FRESSH Voice thotë se gjithçka ka ardhur pas fluksit të madh. “Kemi shtuar kapacitetet. Po bëjmë përditësimin e serverit. Gjithçka ka ardhur nga fluksi i madh, kjo pjesë është e garantuar, është thjesht fluks i madh klikimesh”, konfirmojnë përfaqësues të stafit të FRESSH Voice.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: