TIRANE- Një shtetas që ushtronte detyrën e përmbaruesit privat ka rënë në prangat e uniformave blu pasi akuzohet për “shpërdorim detyre”. Bëhet fjalë për shtetasin Baftjar Nelaj, 48 vjeç, lindur në Lushnje dhe banues në Tiranë.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë Tiranë, ky person për ekzekutimin e një vendimi të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në kundërshtim me ligjin dhe vendimin e gjykatës ka bërë bllokim pranë Zyrës Vendore për Regjistrimin e Pasurisë të Paluajtshme, për pronat e shtetasve SH.M, A.D dhe B.J, prona të cilat nuk ishin objekt i këtij vendimi gjyqësor.
Pasi Gjykata kishte lëshuar Urdhër Ekzekutimi me kreditor shtetasin B.M dhe debitor P.M.
Nga ana e Policisë në cilësinë e provës materiale janë administruar pranë ZVRPP Tiranë i gjithë dokumentacioni përkatës, si dhe dosja përmbarimore në zyrën e të dyshuarit Baftjar Nelaj.
Materialet Procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.
(el.sp/BalkanWeb)
