Protesta e fermerëve në Greqi shkaktoi kaos në të gjithë vendin. Fermerët prej disa ditësh kanë bllokuar akset kryesore. Protestës së tyre i bashkuar edhe blegtorët. Ditën e sotme Porto i Volos gjithashtu u bllokua nga peshkatarët që iu bashkuan protestës.

Ata janë shprehur të bindur se nuk do të heqin dorë nga protesta  deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Një reagim ka ardhur Ministri i Zhvillimit Rural grek, Costas Tsiaras, i cili ka thënë se dialogu është mënyra e vetme për të gjetur zgjidhje. Gjithashtu ai tha se i ka bërë edhe ftesë të hapur për diskutim.

“Me dialog mund të zgjidhim gjithçka. Patëm një diskutim intensiv, por përmbajtësor me kolegët tanë deputetë, për të gjitha problemet që i shqetësojnë ata. Qeveria ka dëshmuar se qëndron pranë fermerëve, prodhuesve. Qëllimi ynë ishte dhe është të mbështesim sektorin bujqësor.”

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: