Bashkimi Evropian ka gjasa të autorizojë nisjen e negociatave zyrtare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në tetor, bën të ditur agjencia e lajmeve Blooberg.

1132
1132

“Duke marrë parasysh progresin e arritur në reforma, ministrat e Bashkimit Evropian do të vendosin gjatë takimit në Luksemburg më 15 tetor për të hapur negociatat e pranimit për në BE me qeveritë në Tiranë dhe Shkup, bëhet e ditur në draftin e tyre. Megjjithatë formulimi mund të ndryshojë sërish, raporton Bloomberg, pasi në një draft të mëparshëm nuk përfshihej rekomandimi për nisjen e bisedimeve.

Një përpjekje e ngjashme për të hapur negociatat e pranimit te shqiperise ne BE dështoi në qershor, pasi vende si Franca, Holanda, Gjermania dhe Danimarka refuzuan. Qeveritë perëndimore të BE-së janë irrituar nga dështimi i disa kombeve lindore që iu bashkuan bllokut nga 2004 për të mbështetur sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit. Kështu ata janë të kujdesshëm të pranojnë anëtarët e rinj në klubin më të madh tregtar në botë, ku njerëzit, mallrat dhe shërbimet mund të lëvizin lirshëm, shkruan më tej Bloomberg.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb