Shkrimtari Ben Blushi ka folur për Tiranën në përvjetorin e çlirimit të saj. I ftuar në Bibliotekën Kombëtare, ai e rrëfeu qytetin përmes Historitë e çmendura të saj.
Me rastin e 17 nëntorit, 82 vjetorin e çlirimit të Tiranës, shkrimtari Ben Blushi ishte i ftuar në Bibliotekën Kombëtare ku foli për kryeqytetin përmes personazheve të romanit të tij më të fundit “Historitë e çmendura të Tiranës, nga 1600 deri në vitin 2000”.
“Tirana Ka qenë një zonë shumë e izoluar, flasim në vitet 1700-1800. Çfarë ndodhte këtu, pothuajse nuk e dimë. Dimë aq pak sa që ato nuk mjaftojnë për të bërë një histori. Nisur nga ky boshllëk, unë vendosa ta bëj këtë libër, edhe për kënaqësinë time sigurisht, duke rindërtuar atë që mungon. Unë jam përpjekur të rindërtoj jetët e atyre që nuk i dimë, ose rrethanat në të cilat ata kanë jetuar ose veprat që ata kanë lënë”, tha Blushi.
Përtej personazheve të njohur dhe historive të tyre të panjohura, që përfshijnë librarë e bejlerë, Blushi, u ndal edhe te një tjetër figure qendrore, që pati një farë merite, në hovin që mori Tirana pasi u bë kryeqytet dhe rreth e rrotull, u ndërtuan vila.
“Jani Basho u bë mjeku kryesor i familjes së Zogut, pse u bë? Sepse Zogu kishte në familje 6 motra dhe nënën, përveç shumë shoqeve që kishte më vonë, të dashurave. Natyrisht gjithë këto gra kishin nevojë për një mjek. Jani Basho përveçse mjek shumë i mirë ishte një farë personaliteti. Nga afërsia që kishte me Zogun, Zogu siç shpërblente njerëzit në atë kohë, kështu është bërë Blloku, me shërbimet që zogu u bënte miqve të vet, pra parcela toke, mbi të cilat ata ndërtuan vilat e Bllokut ose vilat e rrugës së Durrësit, Jani Bashos i je një copë tokë te “Shtëpia me gjethe” përballë Katedrales ortodokse”.
Figura e Mit’hat Frashërit si ikonë e librave erdhi në bisedë duke rikujtuar një Tiranë të paraluftës kur përplaseshin botë të reja e të vjetra.
