Banka e Anglisë (BoE) njoftoi sot se mund të zbusë politikën e saj monetare për t’u përballur me prespektiva ekonomike në rënie pas vendimit të britanikëve për të dalë nga BE-ja.
“Nga kënd vështrimi im, dhe nuk e paragjykoj opinionin e anëtarëve të tjerëve të pavarur të CPM-së (Komiteti Politik Monetar i bgankës qendrore britanike), prespektivat ekonomike janë përkeqësuar dhe një farë zbutje monetare është e nevojshme këtë verë”, deklaroi guvernatori i BoE-së, Mark Carney.
Fjalimi i tij solli menjëherë një rënie të sterlinës dhe një rritje të aksioneve të Bursës së Londrës, ndërsa investitorët presin një rënie të normave të interesit dhe të atraktivitetit të sterlinës.
(m.k/BalkanWeb)
