Nënkryetari i PD Luçiano Boçi, i ftuar në emisionin Log. të moderatorit Endri Xhafo në News 24 u diskutua për fushatën e PS dhe të PD në diasporë, specifikisht në Greqi.
Boçi theksoi se Rama në Athinë ka bërë koncerte tallava. Sipas tij, Berisha ka bërë një takim serioz me shqiptarët në Greqi, duke kërkuar ndryshimin e situatës në vendin fqinj.
Luçiano Boçi: Rama bëri koncerte tallava. Berisha bëri një takim serioz me shqiptarët në emigracion në Athinë, kishte brenda sinqeritet dhe komunikim të pastër politik.
Ai ishte takim me emigrantët dhe vota e tyre ishte për ta shpëtuar Shqipërinë. Marrëdhëniet me Greqinë mos na i fusni në kalendat greke. Berisha foli për marrëveshjen e detit, që nuk është zgjidhur.
(Balkanweb)
