Nga ambientet e Spitalit të Lushnjës është ngritur një tjetër shqetësim serioz për gjendjen e kushteve në këtë institucion shëndetësor.

Deputeti i PD, Saimir Korreshi ka denoncuar situatën alarmante në Repartin e Oksigjenit, duke theksuar se kushtet aktuale nuk përmbushin standardet minimale të sigurisë për pacientët dhe stafin mjekësor.

Sipas tij, realiteti në terren bie ndesh me propagandën për “reforma në shëndetësi”, ndërsa mungesa e investimeve, infrastruktura e amortizuar dhe rreziku potencial në një repart jetik si ai i oksigjenit përbëjnë kërcënim serioz për jetën e pacientëve.

Korreshi thekson se situata kërkon ndërhyrje të menjëhershme institucionale, duke e cilësuar të papranueshme që një repart kaq i ndjeshëm të funksionojë në kushte që cenojnë sigurinë dhe dinjitetin e shërbimit shëndetësor.
Korreshi i ka bërë thirrje drejtuesve të spitalit dhe autoriteteve përgjegjëse të reagojnë urgjentisht për të garantuar standarde minimale funksionimi dhe për të shmangur rrezikun për pacientët dhe personelin.

Reagimi në rrjetet sociale:

Mirmëngjesi nga Spitali i Lushnjes per t’ju treguar kushtet e Repartit te Oksigjenit por edhe te Spitalit per te pare standardin e Reformave ne Mjekësi dhe per te pritur Drejtorin natyrisht.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb