Pedagogë dhe studentë të Universitetit të Korçës kanë bojkotuar mësimin dhe kanë dalë në një marshim paqësor, në mbështetje të kërkesave të studentëve.

Fillimisht, pjesëmarrësit janë mbledhur në ambientet e universitetit, prej nga kanë nisur marshimin në rrugët e qytetit.

Me këtë veprim, pedagogët dhe studentët shprehin solidaritetin me protestën studentore dhe mbështetjen për kërkesat e ngritura prej të rinjve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb