TIRANE- Në një kohë kur bojkotuan edhe sot seancën plenare, vjen një lëvizje nga opozita.

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi shkoi në selinë e PD-së për një takim me kryeopozitarin Lulzim Basha.

Gazetari Klajdi Bodlli raporton për ‘BalkanWeb’ se Kryemadhi shoqërohej nga kreu i grupit të LSI-së Petrit Vasili dhe deputetja Klajda Gjosha. Ndërkohë takimi në fjalë zgjati rreth një orë, ndërsa nuk pati asnjë deklaratë për mediat.

Kujtojmë se prej ditësh situata politike në vend paraqitet e tensionuar, ku nga një anë ‘zien’ çështja “Babalja” dhe nga ana tjetër “Xhisiela”. Opozita ka sulmuar ashpër qeverinë ‘Rama’ për lidhjet e saj me krimin, ndërsa kjo e fundit është kundërpërgjigjur me akuza.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb