Kreu i Grupit Parlamentar të PD, i është përgjigjur deputetit të PS Ardit Bido i cili akuzoi demokratët se kanë bojkotuar ceremoninë e ngritjes së Flamurit më 28 Nëntor.

Bido akuzoi opozitën se mungesa e tyre në ceremoni përbënte mosrespektim ndaj simbolit kombëtar.

Bardhi u shpreh se askush nga demokratët nuk ka përdorur kurrë një ditë bashkimi kombëtar për përçarje politike, duke theksuar se nderimi i flamurit kërkon integritet dhe veprim, jo vetëm pjesëmarrje në ceremoni.

Ai akuzoi deputetin socialist se mbështet qeverinë në vendime të dëmshme për interesin public, duke përmendur edhe mbështetjen për projekte si tuneli i Llogarasë, ku tendering në vend tëko një kompanie shqiptare, e fitoi një kompani turke, me ndihmën ndërhyrjes së zëvendës kryeministres së pezulluar Belinda Balluku.

Bardhi: Besoj që duhet të dënoni gjuhën e përdorur, të gjithë biem dakord për të nderimin e flamurit kombëtar, nderimi real i festës së Pavarësisë dhe asnjë koleg nuk ka guxuar kurrë të përdorë një ditë që bashkon të gjithë shqiptarët, e të përcjellë përçarje. Do ta ftoja kolegun të nderonte flamurin jo vetëm më 28 Nëntor por çdo ditë. Flamuri nderohet duke mos vjedhur, ti duartroket vjedhjen dhe një të pandehur në qeveri.

Ti voton për çdo projekt që nuk i shkon me garë të rregullt bizneseve shqiptare por grekut e turkut. Këtu tregoje ti patriotizmit e mos eja të na tregosh përralla.

Vijon/…

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb