Rreth 1200 njerëz, nga të cilët dhjetë në një prej tyre janë fëmijë, po mbahen në objekte ushtarake në veri të Nigerisë, ku xhihadistët e Boko Haram po i mbajnë në kushte jo humane.

Siç thuhet nga organizata për të drejtat e njeriut “Amnesty International”, ata të burgosur po mbahen në qeli pa ushqim dhe ujë të mjaftueshëm ndërsa u është ndaluar ndihma e parë.

Rreth 150 njerëz, përfshirë shtatë fëmijë dhe katër foshnja kanë vdekur këtë vit në kazermën Giva. Ata sipas “Amnesty….” kanë vdekur nga uria, dehidrimi dhe plagët nga armët e zjarrit.

Ish-të burgosurit në këtë kamp kanë rrëfyer se në burg kanë marrë nga gjysmë litre ujë në ditë. Nuk kanë pasur mjete higjienike si dhe kanë fjetur në dysheme.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: