Ju kujtohet ndeshja historike e boksit kur Mike Tyson i kafshoi veshin Evander Hollifield? Thuajse një episod të ngjashëm kishte edhe përballja mes shqiptarit Astrit Klimenta dhe boksierit serb, Adrej Pesiç.

Sipas mediave gjermane, atje ku u zhvillua edhe takimi, boksieri shqiptar kreu një veprim të ngjashëm me atë të Mike Tyson ndaj Evander Hollifield, duke i kafshuar veshin kundërshtarit të tij.

Pavarësisht mbylljes së takimit nga arbitri, përplasjet në ring kanë vazhduar edhe më pas. Boksieri shqiptar Astrit Klimenta ka shkëmbyer grushte edhe me trajnerin e kundërshtarit të tij.

Pak pas ndeshjes, Klimenta ka bërë një sqarim në profilin e tij zyrtar në ‘Facebook”, ku thotë se si para, ashtu edhe gjatë ndeshjes ai është fyer nga kundërshtari i tij serb.

‘Është skandal apo jo, nuk e di, por mund të them se ata nuk ishin sportivë as përpara meçit. Ata bënë fyerjet më të rënda të mundshme raciste ndaj meje dhe kombit tim dhe nuk mund të isha i drejtë në ring, nuk isha mirë në aspektin psikik edhe pse jam munduar që të përmbahem në maksimum, por nuk arrita dhe këtë nuk mund ta ndryshoj më. Por, në anën tjetër nuk mund të lejoja që fyerjet të vazhdonin kundrejt meje dhe kombit tim’, shkruan boksieri shqiptar.

‘Ndeshja’ është transferuar nga ringu në rrjetin social ‘YouTube’ ku qindra komentues serbë dhe shqiptarë kanë fyer njeri-tjetrin.

https://www.youtube.com/watch?v=7Bk9QCxuyJQ

(e.g.BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb