Presidentja e përkohshme e Bolivisë, Jeanine Anez njoftoi se kishte rezultuar pozitive me COVID-19 dhe se ishte izoluar menjëherë.

Në një video të publikuar përmes rrjeteve sociale, Anez, e cila mori detyrën më 12 nëntor 2019 pas dorëheqjes së Evo Morales, nënvizoi se me të gjithë bashkëpunëtorët e saj kishte punuar në mbështetje të familjeve boliviane për një periudhë të gjatë dhe meqenëse shumë prej tyre kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, kishte bërë një test që kishte rezultuar pozitiv.

“Tani, unë do të qëndroj në karantinë për 14 ditë dhe pastaj do të shohim se si do të jenë kushtet e mia”, shtoi ai.

Anez është drejtuesja e dytë e shtetit e infektuar në Amerikën Latine pas brazilianit, Jair Bolsonaro.

Këto ditët e fundit, media boliviane kishte konfirmuar se të paktën tre ministra kishin rezultuar pozitiv me COVID-19.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb