Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar për ndryshimet e propozuara në Kodin Penal ku parashikohen dënime me burg për njerëzit që publikojnë ‘meme’ apo montazhe me qëllime ironike.

Basha thotë se Rama gjen kohë të merret me meme ndërkohë që nuk punon për të shpëtuar jetë njerëzish dhe për të ndihmuar shëndetësinë. Me këtë akt, sipas Bashës Rama po përpiqet t’u mbyllë gojën kritikëve.

Sipas liderit opozitar, Rama nuk mbajti asnjë premtim në 7 vite dhe kësaj situate i duhet thënë ‘’Boll më’’.

 

STATUSI NGA LULZIM BASHA

Nuk punon për të shpëtuar jetë njerëzish dhe për të ndihmuar shëndetësine, por gjen kohë të merret me meme. Nuk jep ndihmë financiare për shqiptarët në këto ditë të vështira, por përpiqet tu mbyllë gojën kritikëve. Nëse gjithë kohën dhe paratë e harxhuara për të fshehur të vërtetën e dështimit me pandeminë dhe krizën, do ti kishte shpenzuar për të ndihmuar shqiptarët, Shqipëria nuk do të ishte sot vendi me ndihmën më të ulët ekonomike, shpenzimet më të ulëta shëndetësore dhe papunësinë më të lartë. Për 7 vite Rama nuk mbajti asnjë premtim. Boll më!

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb