Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka reaguar në lidhje me masat e marra nga bashkia Tiranë për shitësit ambulantë.

Ai u shpreh se çdo ditë vidhen miliona euro nga inceneratori i Tiranës që as nuk ekziston, ndërsa bashkia u ndal mundësinë qytetarëve për të fituar bukën e gojës.

Postimi i plotë:
Bashkia e Tiranës vazhdon luftën kundër “informalitetit” të preshit dhe qepëve, ndërkohë Erion Veliaj vijon vjedh papushim miliona euro me inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston!
I heq mundësinë e mbijetesës një familjari, që ka pritur të paktën tre muaj që ato të bëhen për shitje, për të ushqyer me të ardhurat minimale fëmijët që e presin të uritur në shtëpi.
Boll u vodhët edhe bukën të varfërve!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb