Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi i është përgjigjur drejtpërdrejt Edi Ramës pasi ky i fundit theksoi se Reforma në Drejtësi ishte bomba që hodhi në erë koalicionin PS-LSI.

Kryemadhi tha se 20 votat e LSI 4 vite më parë nuk ishin garant për Romana Vlahutin dhe për Donald Lu, atëhere ambasadorë në Shqipëri të BE dhe SHBA, por për Uashingtonin.

Ajo thekson se mezi pret që të numërojnë votat në 26 prill dhe të shohë buzëqeshjen e ngrirë në fytyrën e Ramës, teksa shton se ajo datë do të jetë dita kur Shqipëria do të fillojë rrugëtimin drejt BE.

 

”Sa i përket një Reformës në Drejtësi, meqenëse plasi bomba. Rama harron diçka, sepse dhe nuk e di. Votat e LSI nuk kanë qenë garant as për Donald Lu, as për Vlahutinin, gazetaren që bënte fushatën në 2013, dhe më pas erdhi ambasadore, dhe as për Ramën e ndonjë tjetër që pasurohet prej atyre projekteve.

20 votat kanë qenë garant në SHBA, Uashington, sepse marrëdhëniet shqiptaro-amerikane janë mes kombesh, popujsh dhe shteteve e institucioneve. Zgjedhje që shqiptarët e kanë bërë që në 1992, kur i thanë diktaturës së rracës së Ramës.

26 prilli do të jetë dita kur Shqipëria do të marrë rrugën drejt BE. Mezi po pres Edi Rama që të numërojmë votat më 26 prill dhe të shoh buzëqeshjen tënde të ngrirë. Sot Asambleja e PS tregoi që jemi në rrugën e duhur, të votojnë për çdo forcë politike kundër Ramës. Që do luftojë për të integruar Shqipërinë në BE. Nuk do jenë vegël që lëviz në duart e Ramës. Më 25 prill do të votojnë të rinjtë dhe të rejat që do do qërojnë Ramën. Zoti i bekoftë Shqipërinë e shqiptarët.”- tha Kryemadhi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb