Chelsea është gati të hidhet në merkato. Klubi londinez po konsideron rikthimin e yllit belg, Eden Hazard.

Real Madrid nuk duket të jetë pengesë, pasi belgu nuk ka dhënë më të mirën e tij në “Santiago Bernabeu”, i kushtëzuar edhe nga dëmtimet sistematike.

Për t’u liruar nga shërbimet e Hazard, Real Madrid kërkon së paku 60 milionë euro.

Në rast largimi nuk dihet se cili do të jetë zëvendësuesi i tij në Madrid, por këtë merkato, madrilenët kanë pasur “rrjedhje” me largime si Sergio Ramos dhe Raphael Varane (Për të cilin mungon vetëm zyrtarizimi te Manchester United)

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb