Që në orët e para të mëngjesit, u zhvilluan bombardime në Karakas. Presidenti amerikan Donald Trump konfirmoi se sulmi është kryer nga SHBA-të.

Gjithashtu ai tha se Nicolas Maduro është kapur nga Delta Forca, duke nënvizuar se bashkë me gruan e tij janë larguar nga vendi.

Ndërkohë pas këtyre zhvillimeve dhe tensioneve në rritje Venezuela ka kërkuar një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në përgjigje të sulmit të SHBA-së ndaj vendit, tha Ministri i Jashtëm Yván Gil Pinto.

“Asnjë sulm frikacak nuk do të mbizotërojë kundër forcës së këtij populli, i cili do të dalë fitimtar”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: