Qeveria ukrainase ka bërë me dije se do të ketë një aplikacion që synon të ndihmojë në gjetjen e fëmijëve që janë zhdukur gjatë pushtimit rus.
Ndërkohë Kievi ka bërë me dije se 19,544 fëmijë janë rrëmbyer, zhvendosur me forcë dhe dërguar në Rusi që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt 2022.

Prej tyre vetëm 328 janë kthyer. Sakaq Moska ka mohuar rrëmbimin e fëmijëve dhe thotë se ata janë arrestuar për sigurinë e tyre.

Ukraina ka bashkuar forcat me kompaninë amerikane të teknologjisë Find My Parent për të zhvilluar aplikacionin “Reunite Ukraine” që do të ndihmojë në ribashkimin e familjeve të ndara gjatë konfliktit, tha Oleksandr Fatchevich.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb