Numri i ushtarëve rusë dhe ukrainas të vrarë, të plagosur ose të zhdukur në gati katër vjet luftë ka arritur në dy milionë, sipas një studimi të ri.

Këto janë shifra tronditëse, ndërsa sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës vazhdon pa u ndalur.Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington, vlerëson se gati 1.2 milionë ushtarë rusë dhe rreth 600,000 ukrainas janë vrarë, plagosur ose janë raportuar të zhdukur.

Në përgjithësi, viktimat nga të dyja vendet po arrojnë në rreth 1.8 milionë. Gjatë gjithë luftës, shifrat reale kanë qenë jashtëzakonisht të vështira për t’u konfirmuar.

Rusia, nga njëra anë, i ka nënvlerësuar sistematikisht, ndërsa Ukraina nuk publikon shifra zyrtare. Studimi u bazua, ndër të tjera, në vlerësimet e qeverive amerikane dhe britanike. Por shifrat gjithashtu përshkruajnë qartë marrëdhënien joproporcionale midis humbjeve të Moskës dhe fitimeve territoriale.

Që nga janari 2024 – dy vitet e fundit, Rusia ka pushtuar vetëm 1.5% të territorit ukrainas dhe kontrollon rreth 20% të vendit në total, sipas Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

Ndërsa dimri i ashpër ngadalëson operacionet në të dyja anët, forcat ruse po bëjnë përparim të ngadaltë në rajonet Luhansk dhe Donetsk, duke u përpjekur të fitojnë kontroll të plotë të Ukrainës lindore.
Taktikat kanë ndryshuar rrënjësisht që nga viti 2022 dhe pushtimi rus.

Prania e vazhdueshme e dronëve mbi fushën e betejës e ka bërë Rusinë të kufizojë lëvizjet masive të armaturës së rëndë dhe të mbështetet në grupe të vogla ushtarësh, me motoçikleta ose në këmbë të cilët përpiqen të depërtojnë në zonat ukrainase me dukshmëri të reduktuar.

Nga ana tjetër, operatorët ukrainas të dronëve po monitorojnë gjurmët dhe gropat në dëborë, duke kërkuar drejtimin dhe rrugët e grupeve ruse.

Vlerësimi i fundit i viktimave erdhi disa ditë pasi bisedimet midis zyrtarëve rusë, ukrainas dhe amerikanë, i pari që përfshinte të tre palët, përfunduan të shtunën për herë të parë në një atmosferë pozitive.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se kishte përparime të negociatave dhe se Kievi ishte gati për takime të reja.

Nga ana e tij, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se bisedimet do të vazhdojnë javën tjetër, me shumë mundësi më 1 shkurt.

Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina kanë rënë dakord kryesisht për një plan paqeje, i cili është rishikuar disa herë.
Lufta ka lënë gjithashtu një bilanc të rëndë në ekonominë ruse, sipas Seth Jones, një nga autorët e studimit.

Ekonomia e luftës e Rusisë është “nën një presion gjithnjë e në rritje”, me prodhimin në rënie, rritjen që pritet të ngadalësohet në 0.6 përqind në vitin 2025 dhe mungesën e kompanive të teknologjisë konkurruese globalisht që mund të mbështesin produktivitetin afatgjatë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb