Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky është takuar me kreun e firmës turke të mbrojtjes ‘Bayraktar’.

Pas këtij takimi ai tha se kompania do të ngrejë një fabrikë në Ukrainë për të ndërtuar mjete ajrore pa pilot.

“Ne diskutuam detajet e ndërtimit të fabrikës ‘Bayraktar’ në Ukrainë dhe prodhimin e mallrave të reja, duke përdorur komponentë ukrainas,” tha Zelenskyy pas takimit me shefin ekzekutiv Haluk Bayraktar në Kiev.

Droni Bayraktar TB2, ka qenë jashtëzakonisht i popullarizuar në Ukrainë, ku ndihmoi në shkatërrimin e shumë sistemeve të artilerisë ruse dhe automjeteve të blinduara.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb