“Disa të burgosur dhe anëtarë të stafit në burgun Evin të Teheranit u vranë dje në një sulm izraelit”, tha sot zëdhënësi i gjyqësorit, Asghar Jahangir.

Zyrtari tha se sulmi ndodhi ndërsa të burgosurit po takoheshin me familjet e tyre dhe dëmtoi një pjesë të ndërtesës së administratës, raportoi agjencia e lajmeve Tasnim.

Ndërkohë, 9 persona janë vrarë nga sulmi izraelit në Iranin verior, raportuan mediat iraniane, duke thënë se sulmi u krye përpara se Presidenti i SHBA-së Donald Trump të shpallte armëpushimin.

“Katër ndërtesa banimi u shkatërruan plotësisht dhe shumë shtëpi aty pranë u dëmtuan nga shpërthimet” në Astaneh-ye Ashrafiyeh, citohet të ketë thënë Ali Bagheri, një zyrtar në provincën veriore të Gilanit, në kufi me Detin Kaspik.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb