TIRANË-Një 26-vjeçar është shoqëruar ditën e sotme si personi që ka dijeni mbi shpërthimet me eksploziv në Tiranë të para 2 ditëve. 26-vjeçari Emirjon Ramiz Gjuta është arrestuar nga policia nën akuzën se ka penguar identifikimin e autorëve të vendosjes dhe shpërthimit të eksplozivit tek farmacia e babait të ministrit të Brendshëm dhe kallëpit të tritolit tek zona e ‘Vasil Shantos’.

Burime nga policia bëjnë me dije se një nga kartat e celularit që u përdor për shpërthim të tritolit tek stacioni i autobusit tek zona e ‘Vasil Shantos’, ishte në emrin e Emirjon Gjutës.

Gjuta akuzohet se ka penguar zbardhjen e së vërtetës mbi ngjarjet që tronditën Tiranën, ndërsa mësohet se ai ka qenë në mesin e disa të shoqëruarve në polici disa orë pas shpërthimit të farmacisë së Bashkim Tahirit.

Aktualisht Emirjan Gjuta po merret në pyetje lidhur me ngjarjet që tronditën kryeqytetit.

Edhe në profilin e tij në Facebook, Gjuta ka publikuar si vendodhje të tij në datën 11 Shkurt, Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Kurse në datën 12 Shkurt, i riu ka publikuar këtë foto nga Drejtoria e Policisë. Ndërsa miqtë e pyesin pse ndodhet aty, ai shprehet se, është duke rezervuar një dhomë.
drejtoria e policise

Mëngjesin e 10 shkurtit Tirana u gdhi në panik prej dy shperthimeve; i pari në në farmaci pranë QSUT-së, pronë e babait të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe i dyti në sheshpushimin e një pallati, pranë apartamentit të një komisari policie.

Ndërkohë gjatë 72 orëve të fundit janë çaktivizuar bomba me tritol, por më e rënda prej tyre ishte ajo pranë shkollës “Petro Nini”, ku njësia antieksploziv bëri të mundur çaktivizimin e një bombe që jo vetëm ishte mjaft e fuqishme por ishte e pajisur me gozhdë dhe saçme, e cila nëse shpërthente do të shkaktonte dëme të mëdha në njerëz.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb