Autoritetet në Somali kanë bërë të ditur se ekstremistët islamikë kanë sulmuar një hotel në kryeqytetin Mogadishu, duke vrarë 15 persona. Grupi i lidhur me Al-Kaidën, Al-Shabab, ka marrë përgjegjësinë për sulmin në hotelin Sahafi.
Zyrtarët policorë kanë thënë se së paku 15 persona janë vrarë dhe dhjetë të tjerë janë plagosur.
Hoteli Sahafi frekuentohet nga anëtarë të parlamentit, punonjës qeveritarë dhe biznesmenë.
Al-Shababi po zhvillon një kryengritje kundër qeverisë së dobët të Somalisë, e cila mbështetet nga Kombet e Bashkuara.
(d.b/BalkanWeb)
