Bayern Munchen po mendon seriozisht shkarkimin e trajnerit Julian Nagelsmann. Lajmi është dhënë nga gazetari Fabricio Romano, me anë të një postimi në Twitter.
Sipas Romanos, bavarezët i kanë idetë e qarta edhe për pasuesin. Bëhet fjalë për Tomas Tuchel, i papunë që prej largimit nga skuadra e Chelseat.
“Bayern po mendon seriozisht të shkarkojë Julian Nagelsmann. Vendimi që po diskutohet brenda, klubi mund ta shkarkojë atë së shpejti. Thomas Tuchel shihet si kandidati kryesor për të marrë potencialisht stolin e FC Bayern” – Shkruan Romano.
🚨 EXCLUSIVE: FC Bayern are seriously considering to sack Julian Nagelsmann. Decision being discussed internally, the club could fire him soon. #FCBayern
🚨 Understand Thomas Tuchel leading candidate to potentially take FC Bayern job.
More to follow. pic.twitter.com/YpnTHsgbhy
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) March 23, 2023
(BalkanWeb)