TIRANE- Banka e Shqipërisë, bën të ditur se bonot me maturim 12 mujor u emetuan në ankandin e së martës me një interes mesatar të ponderuar prej 2.14%, nga 2.10% që kishte qenë interesi në ankandin e mëparshëm.

Kërkesa e tregut për bono ishte sërish e lartë, për një total prej 8.8 miliardë lekësh, kundrejt 8.2 miliardë lekëve të shpallura nga qeveria për financim.

Ekspertët bankar vlerësojnë se, rritja e mirëfilltë dhe e qëndrueshme e interesave në tregjet financiare mund të ndodhë vitin e ardhshëm, kur inflacioni pritet të arrijë objektivin e Bankës Qendrore, çka mund të diktojë një kah të ri në kursin e politikës monetare.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb