Personat me autizëm nuk kanë marrë akoma bonusin e fundvitit. Kryetarja e shoqatës së fëmijëve autikë, Egla Bajrami, ishte e ftuar në studion e emisionit “Neës24 fundjavë” ku denoncoi këtë problematikë të mbartur prej 4 vitesh.

E pyetur nga moderatorja e emisionit, Megi Latifi, Bajrami e cila është prind i një djali autik 25 vjeç, tha se edhe pse kanë trokitur në dyert e institucioneve përgjegjëse, deri tani asgjë nuk ka ndryshuar.

“Nga informacionet që na janë dhënë, pasi na shkruajnë prindërit, me fjalë na kanë thënë “po”, por deri tani listat e personave me autizëm nuk janë përpiluar nga minibashkitë”, u shpreh kryetarja e shoqatës.

Sipas saj, sfidat e familjeve që kanë fëmijë autikë është e madhe pasi lidhet jo vetëm me problemet ekonomike.

“Kjo kategori ka mbetur jashtë vendimit të qeverisë e cila ka akorduar bonus për të gjitha kategoritë në nevojë”, tha Bajrami.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb