Ish-deputeti i PD-së Belind Këlliçi nga Amerika, me Skype, në një bisedë me emisionin Open në News 24 tha se ka pasur sot boom njerëzish që donin të shikonin betimin e Donald Trump si president.

Këlliçi tha se presidenti do të godasë emigrantët që merren me veprimtari kriminale. Ai u shpreh se Trump do ta udhëheqë jo vetëm Amerikën, por edhe botën.

Belind Këlliçi: Radhë njerëzish donin të shihnin betimin e Trump. Uashingtoni sot është me rrugët bosh e me të ftohtë polar. Trump premton se Amerikën do ta ketë të parën. Donald Trump tha se tashmë do të ketë vetëm dy gjini. Rikthimi i fokusit tek emigrimi i paligjshëm, kryesisht për kartelet e drogës dhe organizatave kriminale.

Trump do godasë emigrantët që janë përfshirë në veprimtari kriminale. Donald Trump po ecën në rrugën që ka premtuar në fushatë. Trump do të udhëheq me vendosmëri SHBA-të dhe botën.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb