FIER – Ulja e ndjeshme e temperaturave ka bërë që pothuajse i gjithë vendi të zbardhet nga dëbora.
Ky fenomen ka ndodhur si rrallëherë edhe në qytetin e Fierit. Gazetari Evis Kuci ka siguruar për BalkanWeb disa pamje nga qyteti, i cili duke i mbuluar nga dëbora.
Reshje dëbore pati edhe në kryeqytet disa herë përgjatë ditës së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm.
Këto reshje dëbore kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e automjeteve, ndërkohë në disa qarqe është pezulluar edhe mësimi.
(e.f/BalkanWeb)
