Reshjet e borës kanë zbardhur majën e Çikës në Parkun Kombëtar të Llogarasë, në aksin rrugore Dukat-Llogora ka pasur vetëm prezencë të breshrit.

Operatori Marjus Seitaj ka sjellë pamje nga rruga, teksa raportohet se gjatë natës reshjet e breshrit në rrugë janë pastruar nga borëpastrueset dhe rruga është e kalueshme. Nuk ka probleme në lëvizjen e makinave.

Policia Rrugore është në terren dhe po monitoron situatën për të siguruar kalueshmërinë e sigurt të rrugëve. Drejtuesit e mjeteve kërkohen të tregojnë kujdes të shtuar dhe të respektojnë udhëzimet e policisë për të shmangur rrezikun e aksidenteve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: