Bordi i transparencës ka ulur ditën e sotme sërish çmimin e naftës dhe benzinës, pas ndryshimeve të bëra vetëm një ditë më parë.

Në datën 3 maj Bordi njoftoi se çmimi i naftës me pakicë do të tregtohet me 172 lekë/litri, ndërsa sot njoftoi se do të tregtohet me 169 lekë/litri.

Sakaq, benzina një dirë më parë u njoftua se do tregtohej me 175 lekë/litri, ndërsa sot 172 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz një ditë më parë ishte 66 lekë/litri ndërsa sot 62 lekë/litri.

Duhet se afrimi i zgjedhjeve ka bërë që qeveria ta bëjë “natën ditë”, duke mbledhur bordin dy herë në 24 orë.

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: