Bordi i Transparencës ka miratuar çmimet e reja të shitjes së karburanteve në Shqipëri. Vendimi është marrë në mbledhjen e zhvilluar këtë të enjte, më 5 nëntor 2026, dhe hyn në fuqi nga ora 13:45.

Sipas vendimit, çmimi i naftës (gazoil) nuk do të jetë më shumë se 210 lekë për litër në pikat e shitjes me pakicë, ndërsa në tregtimin me shumicë do të jetë jo më shumë se 198 lekë për litër.

Ndërkohë, benzina do të tregtohet me një çmim maksimal prej 169 lekësh për litër në pakicë dhe 157 lekësh për litër në shumicë.

Çmimet e reja:

– Nafta (gazoil):
– Pakicë: 210 lekë/litër.
– Shumicë: 198 lekë/litër.
– Benzina:
– Pakicë: 169 lekë/litër.
– Shumicë: 157 lekë/litër.

Çmimet do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit të Transparencës, ku do të shqyrtohen ndryshimet e mundshme në treg.

Bordi ka paralajmëruar operatorët e tregtimit të karburanteve se zbatimi i vendimit është i detyrueshëm. Në rast konstatimi të shkeljeve, parashikohet pezullimi i aktivitetit.

Vendimi është marrë në kuadër të masave për përballimin e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve dhe mbrojtjen e interesave të konsumatorëve shqiptarë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb