Amnistia fiskale, e prezantuar si një mundësi për të lehtësuar barrën e bizneseve dhe për të pastruar bilancet e vjetra, po zvarritet nga organet tatimore. Sipas avokatit Erjon Kanxheri, ligji është i qartë dhe i zbatueshëm, por në praktikë administrata tatimore po vijon të mbledhë detyrime që, sipas tij, janë të amnistuara.

Kanxheri shpjegoi në “Studio 24” se amnistia fiskale është më tepër një instrument për organin tatimor sesa për tatimpaguesin, pasi lidhet me periudhën 5-vjeçare të kontrollit që ka administrata. “Tatimet kanë të drejtë të kontrollojnë dhe të nxjerrin detyrime për 5 vitet e fundit. Detyrimet e para 5 viteve, nëse nuk janë mbledhur, konsiderohen të parashkruara dhe nuk mund të mblidhen forcërisht,” thekson ai.

Sipas tij, borxhet më të vjetra janë thjesht të regjistruara në libra dhe duhen pastruar nga bilancet, pa sjellë efekt real financiar. Ndërsa për detyrimet e 5 viteve të fundit, ligji i jep tatimpaguesit mundësinë që, duke paguar principalin, t’i falen gjobat dhe kamatëvonesat.

Megjithatë, problem mbetet fakti se aktet nënligjore, të cilat duhej të dilnin brenda 15 ditëve nga hyrja në fuqi e ligjit, ende nuk janë miratuar. Sipas Kanxherit, kjo nuk e pengon zbatimin e ligjit. “Standardi është ligji, jo akti nënligjor. Në momentin që ligji është shpallur dhe ka hyrë në fuqi, ai është detyrues dhe i zbatueshëm,” shprehet ai.

Avokati Erjon Kanxheri: Së pari duhet të kuptojmë që, amnistia fiskale është më tepër për organin tatimor se sa për tatimpaguesin. 5 vitet e fundit kanë të drejtë Tatimet të kontrollojnë dhe të nxjerrin detyrime. Detyrime të para 5 viteve n.q.s kanë qenë të nxjerra nuk mund të mblidhen forcërisht nga Tatimet, pasi janë të parashkruara. Tatime të para 5 viteve apo më të vjetra as nuk mund të kontrollohen as të mblidhen forcërisht. Janë një borxh i humbur, i shënuar në disa libra. Duhet të pastrohen bilancet. Ky pastrim bilancesh është pa efekt, efekti i vetëm janë 5 vitet e fundit.

Nëse një tatimpagues ka detyrime dhe në këto detyrime ka edhe gjoba e kamata, mund t’u shpëtojë duke iu nënshtruar këtij ligji. Me afatet që ka parashikuar ligji, aktet nënligjore duhet të kishin dalë. Ligji parashikon 15 ditë nga hyrja në fuqi e ligjit për të nxjerrë aktet nënligjore, në mesin e shkurtit duhet të kishin dalë. Standardi është ligji, jo akti nënligjor. Nëse ligji ka dalë, është detyrues i zbatueshëm dhe është mjaftueshëm i qartë për të mos mbledhur detyrimet që ligji i ka falur.

Pra, nëse ligji i ka dhënë një tatimapaguesi të drejtën për të paguar detyrimin dhe t’i falen kamatet e gjobat, në të njëjtën kohë që priten aktet nënligjore dhe që ishte në procedurë miratimi dhe hyrje në fuqi të ligji, organet tatimore kanë mbledhur detyrime të cilat i prekte kjo amnisti. Në momentin që një ligj ka dalë dhe është në procedurë, është shpallur, është fakt publik dhe jo një gjë e fshehtë. N.q.s organi tatimor ka të drejtë të mbledhë detyrime që i ka falur ligji dhe ne po presim një akt nënligjor që nuk del dhe organi tatimor thotë nuk e zbatoj këtë amnisti…

Organi Tatimor nuk orientohet në këtë ligj dhe nuk e ka në referencë këtë ligj. Dhe nuk e ka në referencë këtë ligj. Organi Tatimor nuk i referohet ligjit në këtë rast, i referohet akteve nënligjore se ato janë burokracira të brendshme që e bën të funksionojë. Organi tatimor nuk është një organ luajal që e referon ligjin, që e siguron mbarëvajtjen e ambientit të biznesit që të prodhojë të ardhura, të mblidhen detyrime, të shëndoshet biznesi, nuk është ky qëllimi, kjo është evidente. Sa kohë që ligji ka dalë, ky është i zbatueshëm. Dhe çdo veprim në kundërshtim me ligjin është i papranushëm.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb