Shkak i shpërthimit me tritol në biznesin e Shaban Agës  në Durrës dyshohet se ka lidhje me një konflikt të djalit të tij, më saktë me një borxh në Angli.

Autori dhe djali i Shaban Agës janë konfliktuar në Angli, pasi dyshohet se djali i Agës i ka marrë një borxh. Autori, shtetasi Dardan Kadiu ka ardhur në Shqipëri dhe i ka kërkuar borxhin familjes së djalit me të cilin pati konflikt, por nga Shaban Aga nuk ka marrë borxhin që i kishte djali i tij dhe është konfliktuar edhe me të dhe i vendosi edhe tritolin në biznes.

Por në një intervistë për gazetaren Klodjana Haxhiaj, 58-vjeçari Aga mohoi që ky të jetë motivi, pasi siç tha ai, i biri është sqaruar me 31-vjeçarin dhe nuk i ka askujt borxh.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb